Bujanoc,23. nëntor 2023. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur sot në Tiranë për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe u ka thënë atyre se “nuk janë vetëm”, ndërsa siç thotë ajo, vuajnë diskriminimin.
“Përderisa sot jemi mbledhur këtu, të mos harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ende po përballen me diskriminim etnik dhe spastrim etnik me mjete administrative. Sot po ju them nga këtu: nuk jeni vetëm. Jemi me ju për të mbrojtur të drejtat tuaja”, ka thënë Osmani në Samitin e Diasporës, transmeton Koha e Prishtinës.
Politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva ka kohë që theksojnë se shteti po kryen spastrim etnik të popullatës shqiptare në jug të Serbisë duke ua pasivizuar ilegalisht adresat e tyre të vendbanimit.
Javën e kaluar, ministri Aleksandar Martinovic i mohoi me forcë akuzat e tilla
KRYETARJA E KOSOVËS MESAZH PËR SHQIPTARËT NBË JUG TË SERBISË: NUK JENI VETËM
Bujanovačke24. Nov 2023.FILLIMI, KORONA, POLITIKË0
Previous PostDARIJA E VOGËL NGA BUJANOCI KA NEVOJË PËR NDIHMËN E GJITHË NEVE, PËR VAZHDIMIN E SHËRIMIT MUNGOJNË EDHE 5 MILIONË DINARË
Next PostARRIHET MARRËVESHJA PËR KOALICIONIN E PARË SHQIPTAR PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE, KAMBERI BARTËS I LISTËS
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.