Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc,27. nëntor 2023. Drejtoresha e SHM “Sveti Sava”, Svetllana Manasijeviq, pohon se po bën gjithçka që është në fuqinë dhe kompetencën e saj për të siguruar transportin e 66 nxënësve të fshatrave, të cilët që nga fillimi i vitit shkollor kanë udhëtuar në mënyra të ndryshme për për vajtje – ardhje në shkollë, sepse transportuesi Kavim Jedinstvo anuloi linjat. Drejtoresha thotë se çelësi për zgjidhjen e këtij problemi është në Komunën e Bujanocit, e cila kurrsesi ta zbatojë atë që është marrë dakorduar në shtator.
Siç thotë Manasijeviq, javën e kaluar ka njoftuar Drejtorinë e Shkollave në Leskoc për njoftimin e prindërve të revoltuar se do ta bllokojnë shkollën nëse çështja e transportit nuk zgjidhet urgjentisht, por ende nuk ka përgjigje.
Me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në shtator jemi dakorduar që komuna të marrë vendimin e nevojshëm për dhënien e pëlqimit për transportuesit e tjerë të regjistruar për transportin e nxënësve. Menjëherë pas kësaj, më 15 shtator, shkolla i është drejtuar zyrtarisht drejtorisë kompetente komunale në mënyrë që kërkesa t’i përcillet Kuvendit. Që atëherë kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende nuk ka një vendim.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, në seancën e 15 nëntorit ka njoftuar se propozim-vendimi do të jetë në rend dite në seancën e radhës, kur këshilltarët nga partitë serbe kërkuan që çështja të zgjidhet menjëherë.
Ndërsa përfaqësuesit e shkollës, administratës së shkollës dhe pushtetit lokal takohen dhe shkëmbejnë letra, prindërit e fëmijëve nga Kleniku, Kërshevica, Drezhnica, Spançevci, Davidovci, Neradovci, Ristovci, Sveta Petka, Klinovci, Baralevci, Kosharna, Lilanca, Zhbevci, , Vërtogoshi, paralaljmërojnë masa radikale.
Ose siguroni transportin për fëmijët tanë ose fëmijët nuk do të vijnë më në shkollë, ishte mesazhi i prerë i prindërve.
Početna FILLIMI DREJTORESHA E “SVETI SAVA”: KA MUAJ QË PO PRESIM DERI SA KOMUNA TË LEJOJË OPERATORËT E TJERË TË TRANSPORTIT PËR TË BARTUR FËMIJËT
DREJTORESHA E “SVETI SAVA”: KA MUAJ QË PO PRESIM DERI SA KOMUNA TË LEJOJË OPERATORËT E TJERË TË TRANSPORTIT PËR TË BARTUR FËMIJËT
Bujanovačke28. Nov 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostARIFI NË PRESHEVË SHPALOSË FLAMURIN E SHQIPËRISË NJË DITË MË HERËT
Next PostVUÇIQ: NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NGA 10.000 DINARË
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.