PËR ÇERTIFIKIMIN E LISTËS ALTERNATIVËS I MUNGOJNË 739 NËNSHKRIME VALIDE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27 nëntor 2023 – Komisioni Republikan Zgjedhor (RKZ) nuk e pranoi listën zgjedhore të Alternativës për Ndryshim të Shirprim Arifit, të dorëzuar për zgjedhjet parlamentare për shkak se listës të emërtuar “Alternativës Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” i mungojnë 739 nënshkrime të vlefshme.
Alternativa ka një afat prej 48 orësh nga mbrëmja e së dielës për të eliminuar mangësitë e listës zgjedhore të paraqitur dhe për të dorëzuar nënshkrimet.
KRZ deklaroi se lista ka paraqitur 4261 nënshkrime të vlefshme ligjore dhe për të plotësuar kushtet për t’u shpallur listë e pakicave kombëtare duhen 5000 nënshkrime të vlefshme ligjore.
Koalicioni i Alternativave dhe Lëvizja për Reforma në fakt kanë dorëzuar 5578 deklarata zgjedhësish se mbështesin listën zgjedhore, por 53 deklarata janë konstatuar se nuk ishin ligjërisht të vlefshme, pasi nuk kishte vula noteriale dhe nënshkrime të votuesve, se 846 persona nuk ishin të regjistruar në listën e zgjedhësve, dhe se 408 prej tyre tashmë kishin mbështetur listë tjetër zgjedhore. Disa kishin gabime në numrat e amëzës.
Koalicioni i dytë i partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, nuk ka pasur probleme të tilla dhe të dielën është shpallur lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *