Bujanoc, 29 nëntor 2023. (Foto MPB) – Ministri i Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq, tha se policia do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj për të arrestuar deri edhe trafikuesin e fundit të migrantëve dhe paralajmëroi se në ditët në vijim do të formohet një shtab special afër Preshevës.
Gashiq sonte në Paliq ka vizituar pjesëtarët e MPB-së të angazhuar në ndalimin e migrimit të parregullt.
Sipas tij, aksioni në veri të vendit është zhvilluar në vazhdimësi për një muaj, janë arritur rezultate të konsiderueshme, por nuk mjafton dhe se policia do të qëndrojë ende në këtë zonë, si dhe në juglindje të Serbisë, derisa të prishet zinxhiri i fundit i trafikanëtve dhe migrimit të parregullt.
“Aksionet në veri dhe juglindje të Serbisë do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa në ditët në vijim do të formohet një shtab afër Preshevës”, tha Gashiq.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, siç theksoi ministri Gashiq, janë plotësisht të përkushtuar për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve tanë dhe nuk do të lejojnë grupet e kontrabandës që në asnjë mënyrë të cenojnë sigurinë e tyre.
LUFTA KUNDËR TRAFIKIMIT TË MIGRANTËVE , SË SHPEJTI SHTABI NË PRESHEVË
Bujanovačke30. Nov 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTETË KANDIDATË PËR DEPUTET POPULLOR NGA BUJANOCI, MIRËPO GJASA REALE KA VETËM KAMBERI
Next PostFILLON PAGESA E NDIHMËS SHTETËRORE PËR PENSIONISTË