Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 nëntor 2023. Lista e përbashkët zgjedhore e dy partive shqiptare nga Presheva, Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma, është lista e fundit për zgjedhjet parlamentare e shpallur nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ). Lista e dytë e partive shqiptare u konfirmua mbrëmjen e së martës me numrin rendor 18.
Në listë janë pesë kandidatë për deputetë dhe të gjithë janë nga komuna e Preshevës. I pari në listë me emërtimin zyrtar “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” është i diplomuari në drejtësi Visar Memeti nga fshati Geraj afër Preshevës. Ai është shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, njëherësh edhe kryetar i Alternativës.
Partitë që e parashtruan këtë listë kishin një afat prej 48 orësh nga e diela për të dorëzuar pak më shumë se 700 deklarata të vlefshme për mbështetjen e votuesve për shpalljen e listës.
Para listës zgjedhore të Alternativinës, KRZ ka shpallur listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” i koalicionit shqiptar të mbledhur rreth Partisë për Veprim Demokratik. Bëhet fjalë për lista të pakicave kombëtare, që do të thotë se për çertifikimin e tyre nevoiten 5000 nënshkrime të qytetarëve.
Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, Partia Demokratike e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 17 dhjetor.
Početna FILLIMI SHPALLET EDHE LISTA E DYTË SHQIPTARE, ALTERNATIVA GRUMBULLON ME KOHË NËNSHKRIMET E MUNGUAR
SHPALLET EDHE LISTA E DYTË SHQIPTARE, ALTERNATIVA GRUMBULLON ME KOHË NËNSHKRIMET E MUNGUAR
Bujanovačke30. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostFILLON PAGESA E NDIHMËS SHTETËRORE PËR PENSIONISTË
Next PostSTUDENTËT SERB DHE SHQIPTAR : DY POPUJT TANË KANË SHUMËÇKA TË PËRBASHKËT