TETË KANDIDATË PËR DEPUTET POPULLOR NGA BUJANOCI, MIRËPO GJASA REALE KA VETËM KAMBERI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 nëntor 2023. Në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, tetë kandidatë të Bujanovcit u propozuan në katër lista zgjedhore, mirëpo vetëm Shaip Kamberi, bartësi dhe i pari në listën e koalicionit të partive shqiptare të mbledhur rreth Partisë së tij për Veprim Demokratik (PVD), ka një mundësi për të fituar mandatin parlamentar. Në këtë listë janë edhe katër bujanocasë, në vendin e tretë, të pestë, të tetë dhe të nëntë.
Serbët e Bujanocit sigurisht që pas nëntë vitesh do të mbeten pa përfaqësues në Kuvendin Popullor. Domethënë, duhet të ndodhë një mrekulli që njëri nga tre kandidatët serb nga Bujanoci të bëhet deputet. Më afër kësaj, nëse shikojmë vetëm pozitën në listën zgjedhore, është Goran Kostiq nga Llopardinca, si i 22-ti në listën zgjedhore të Dr. Branimir Nestoroviq “Ne – Zëri i Popullit- prof. Dr.Branimir Nestoroviq”.
Fjala vjen, Slavolub Ristiq është i 148-ti në listën e koalicionit Nada, ndërsa Gordana Tasiq është e 239-ta në listën e radikalëve.
Shaip Kamberit i nevojiteshin 10,165 vota për mandatin parlamentar vitin e kaluar, me një pjesëmarrje prej 58,6 për qind dhe 11 lista që hynë në parlament, lista e të cilit më në fund fitoi një kandidatë pas katër përsëritjeve të votimit në një vendvotim në Tërnoc.
Për listat që kanë statusin e minoritetit, siç është “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, nuk vlen pragu prej 3 për qind, por i ashtuquajturi pragu natyror. Numri i mandateve parlamentare ndikohet edhe nga rezultatet e listave të tjera.
Kështu, në zgjedhjet e vitit 2020 (49 për qind pjesëmarrje), partitë shqiptare të bashkuara në një listë morën 26.437 vota, për tre mandate në Kuvend.
Sigurisht që nuk është në favor të Kamberit që partitë shqiptare të shkojnë sërish në zgjedhje në dy kolona, pra që përveç koalicionit që ai drejton, votuesit shqiptarë të mund të votojnë edhe për listën “Alternativa demokratike shqiptare – Kugina e Bashkuar”, e Shqiprim Arifit nga Presheva, kundërshtarit më të madhë politik të Kamberit.
Po ashtu, shanset për një mandat tjetër në Kuvendin e Serbisë i zvogëlon edhe fakti se koalicioni i Kamberit është i cunguar, sepse tani në të nuk e ka Partinë Demokratike të Nagip Arifit, e cila sigurisht ka një numër të respektueshëm të votuesve në komunën e Bujanocit.
U spekulua se Nagip Arifi do të ndërrojë palë për këto zgjedhje dhe do të bëjë koalicion me Alternativën për Ndryshim të Shiprim Arifit, por javën e kaluar ai vendosi të mos marrë pjesë fare në zgjedhje.
Mirëpo, krahas të gjithave, Kamberi ka një shans real që të fitojë edhe një mandat deputeti më 17 dhjetor. Është reale që ai të jetë edhe një herë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, duke pasur parasysh se lista e Alternativës vitin e kaluar mori vetëm 3200 vota.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *