160 NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME TË KOMUNËS SË BUJANOCIT APLIKUAN PËR BURSË, REZULTATET NË JAVËN TJETËR

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 30 nëntor 2023. Se cilët gjimnazistë do të marrin bursa prej 6 mijë dinarë në muaj nga Komuna e Bujanocit për periudhën nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor, do të dihet javën e ardhshme, ka bërë të ditur kreu i Drejtoratit komunal për shërbime publike, Fejzi Beqiri.
Konkursi për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme në komunën e Bujanocit, për vitin shkollor 2023/2024 ishte i hapur deri më 22 nëntor ndërsa në konkurs aplikuan rreth 160 gjimnazistë.
Mjetet për bursa vijnë nga buxheti i Trupit Koordinues.
– Nga 160 të regjistruar, buxheti komunal ka mjete për 114 nxënës të shkollave të mesme dhe pas publikimit të listës përfundimtare do të përfitojnë bursë mujore prej 6000 dinarë për periudhën nga fillimi i shtatorit deri në fund të dhjetorit, pra për katër muaj – shpjegon Beqiri.
Lista përfundimtare, thotë ai, duhet të dalë javën e ardhshme, sepse tani po i shqyrtojnëaplikacionet nëse nxënësit i kanë plotësuar kushtet që ishin deklaruar në konkurs.
– Ekziston mundësia e vazhdimit të bursës edhe pas dhjetorit, nëse parashikohen para në buxhetin e vitit 2024 – shton Beqiri.
Bursat nuk janë paguar në dy vitet e mëparshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *