HOTELI U REFUZON PRITJEN, TRIBUNA E ProGlas-it NË VRANJË MBAHET NË AMBIENT TË HAPUR

Bujanoc, Vranjë, 1. dhjetor 2023. – Në vend të hotelit “Royal Putnik”, siç ishte paralajmëruar, ata do të mbajnë tubimin në ambient të hapur në Vranjë, njoftuan organizatorët. Vizita në Vranjë nuk është anuluar ndërsa rreth orës 12:30 aktorja Svetlana Ceca Bojkoviq do të vendosë lule në monumentin e Bora Stankoviqit në Parkun e Qytetit, e shoqëruar nga pjesëmarrësit e paralajmëruar, gjyqtari dhe shkrimtari Miodrag Majiq, profesori universitar Dr. Miodrag Jovanoviq dhe shkrimtar e botues Gojko Bozhoviq. Më pas pjesëmarrësit do të ecin nëpër shëtitoren poshtë rrugës Mbreti Stefana, deri në platoja pranë Shtëpisë së mallërave, ku vranjasit do të mund t’i takojnë, të bisedojnë me ta dhe të nënshkruajnë tekstin e ProGlas.
“Një pjesë e iniciatorëve dhe autorëve të tekstit të ProGlas do të vizitojnë Vranjën të shtunën, më 2 dhjetor, pavarësisht anulimit të papritur të kontratës me qira të hapësirës në hotelin “Royal Putnik”, nga menaxhmenti i hotelit. Tribuna ishte menduar të mbahej nga ora 13:00 në sallën e konferencave të hotelit, menaxhmenti i të cilit, në kundërshtim me marrëveshjen fillestare, i njoftoi organizatorët se kishte ‘rrethana të paparashikuara’ që e pamundësuan marrjen me qira të sallës”, njoftuan nga ProGlas.
Ju rikujtojmë se ProGlas synon të inkurajojë qytetarët e Serbisë që të marrin pjesë në zgjedhjet e dhjetorit në numër të madh ndërsa teksti është nënshkruar nga më shumë se 160.000 qytetarë për dy javë. Iniciatorët e ProGlas dhe autorët e tekstit janë akademikët Ljubomir Simoviq, Vladimir Kostiq dhe Vladica Cvetkoviq, profesorët universitar Ivanka Popoviq, Miodrag Jovanoviq, Filip Ejdus dhe Tamara Xhamonja Ignjatoviq, gjyqtari dhe shkrimtari Miodrag Majiqan regjisori dhe aktori S. Bjelogrliq, shkrimtar dhe botues Gojko Bozovic, regjisor Sërdan Goluboviq, gazetarja Bilana Stepanoviq, gazetar në pension Petar Peca Popoviq. Në mesin e nënshkruesve të ProGlas janë një numër i madh i figurave të shquara të jetës publike.
Me nënshkrimin e tyre, aktorët Branka Katiq, Jelisaveta Seka Sabliq, Tatjana Boshkoviq, Natasha Ninkoviq, Katarina Zhutiq, Nikola Kojo, Vojislav Brajoviq, Branislav Trifunoviq, Slobodan Ninkoviq, Nikola Gjuriçko, regjisorët Goran Markoviq dhe Janko Balak, autori dramash nebojsha Romçeviq dhe dramaturgu Ivan Laliq. Pas idesë janë edhe muzikantët Bisera Veletanliq, basketbollisti Dejan Bodiroga, Ivana Rashiq Trmçiq – Sajsi MC, Marko Sheliq Marcelo, Vasil Haxhimanov, Antonije Pushiq – Rambo Amadeus dhe Bojan Zulfikarpashiq.
Pas Vranjës, ekipi i ProGlas niset për në Leskoc, ku do të zhvillojë edhe një tribunë, me fillim nga ora 18:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *