Bujanoc, 1. dhjetor 2023. – Të dielën (3 dhjetor), nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc do të kryhen ekzaminimet ekografike parandaluese të gjirit për gratë mbi 40 vjeç dhe PSA për burrat mbi 49 vjeç. Kontrollimet bëhen pa termine.
-Parandalimi është i një rëndësie kyçe për trajtim efektiv – thotë drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavlloviq.
Ekzaminimi ekografik parandalues i gjirit mund të bëhet nga bashkëqytetaret tona mbi 40 vjeç dhe testin PSA, i cili mund të zbulojë hershëm kancerin e prostatës, mund ta bëjnë meshkujt mbi 49 vjeç. Testi PSA bëhet nga gjaku.