Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2. dhjetor 2023. Komuna e Bujanocit të premten ka shpallur ranglistën preliminare, në të cilën janë përfshirë 114 nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci, të cilët do të marrin bursa prej 6000 dinarë në muaj.
Për bursë kanë aplikuar 162 nxënës të shkollave të mesme të Bujanocit, 48 kanë mbetur “nën vijë”, prej të cilëve 25, siç thuhet, nuk i plotësojnë kushtet e konkursit.
Ata kanë tetë ditë kohë për të bërë ankesë.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se nxënësit e shkollave të mesme do të marrin nga 6000 dinarë për shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor, ndërsa nëse bursa do të vazhdojë edhe në vitin 2024 varet nga Trupi Koordinues për jugun e Serbisë, i cili siguron para për këtë destinim.
Listën e renditjes mund ta shihni KËTU.
KËTA JANË NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME, FITUES TË BURSËS (LISTA)
Bujanovačke3. Dec 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostARRESTOHET I DYSHUARI PËR SPIUNIM NË FAVOR TË BULLGARISË
Next Post12.000 EURO NGA KOMUNA PËR RINOVIMIN E TOALETEVE NË TËRNOC