PAS RAPORTIMIT TË BUJANOVAÇKES NDALET PËRHAPJA E DEPONIVE TË EGRA

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 5. dhjetor 2023. Pas raportimit në portalin tonë se inspektorët komunal kanë konstatuar se deponitë në tërë Bujanocin krijohen për shkak se qytetarët hedhin mbeturina dhe se do të forcojnë kontrollin dhe do të ndëshkojnë këdo që kapet duke i hedhur ato, nuk është zbuluar ndonjë deponi e re, tha inspektori Ibro Idiq.
– Inspektorët tanë e vizitojnë terrenin pothuajse çdo ditë dhe deri më tani nuk është lokalizuar ndonjë deponi e re, gjë që është mirë. Supozoj se njoftimi juaj ka ndikuar që qytetarët të mos hedhin mbeturina, sepse ne nuk kemi gjetur askënd duke e bërë këtë, kështu që nuk kemi mundur as të dënojmë askënd – thotë Idiq.
Vitin e ardhshëm, sipas tij, do të vazhdojë pastrimi i deponive.
– Para disa ditësh fola me kryeshefen e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq. Vitin e ardhshëm do të ndahen sërish disa mjete në buxhet për pastrimin e deponive të egra, kështu që do të mundohemi t’i pastrojmë të gjitha lokacionet sipas listës që ia dhashë – shpjegon Idiq.
Kujtojmë se pas publikimit të fotove dhe videove të deponisë së plehrave në afërsi të fabrikës Simpo, jo larg Bozhinjevcit dhe Levosojës, ka reaguar inspeksioni komunal.
– Nuk ka dyshim se janë mbeturina nga familjet, supozojmë nga lokalitetet e afërta Bozhinjevc apo Levosojë. Nëse do të ishin mbeturina nga ndonjë kompani, do të ishte e lehtë të zbulohej dhe ata do të ndëshkoheshin menjëherë. Ajo që mund të bëjmë tani është t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende që nuk janë të destinuara për to dhe t’i paralajmërojmë se do të gjobiten menjëherë nëse i gjejmë duke e bërë këtë ose ndryshe identifikojmë autorin – kishte thënë më herët për portalin tonë inspektori Ibro Idiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *