RRAHHJE MASIVE DHE TË SHTËNA NË VRANJË, KA TË LËNDUAR

Bujanoc, 4.dhjetor 2023. – Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur herët të dielën në Vranjë, raporton Vranjenews.
Siç raporton Telegrafi, rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Marko Kraleviq” në Vranjë ka ndodhur një përleshje dhe tre persona janë lënduar me armë zjarri.
Sipas informacioneve të Prokurorisë së Lartë Publike, në përleshje kanë marrë pjesë gjashtë persona, ndërsa nga të shtënat janë plagosur lehtë tre.
Tre persona janë trajtuar në Qendrën shëndetësore në Vranjë dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Dy persona kanë marrë plagë me armë zjarri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *