KRYETARI I KKSH-së FTON SHQIPTARËT NË MEDVEGJË TË VOTOJNË TË VETMËN LISTË SHQIPTARE

Bujanoc, 6. dhjetor 2023. (Foto Lutfiu FB) – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të komunës së Medvegjës që në zgjedhjet lokale të 17 dhjetorit të votojnë listën e vetme zgjedhore shqiptare “Partia Demokratike për Medvegjë – Fehmi Beha”.

Ai të mërkurën në Medvegjë është takuar me përfaqësuesit e kësaj liste dhe ka theksuar se është i gatshëm të kontribuojë në çdo mënyrë që kuvendi lokal të ketë sa më shumë shqiptarë.

Partia Demokratike e Nagip Arifit, kryetar aktual i komunës së Bujanocit, është e vetmja parti shqiptare që do të marrë pjesë në zgjedhjet në Medvegjë, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar.

Në zgjedhje merr pjesë vetëm një listë serbe – “Aleksandar Vuçiq – Medvegja nuk duhet të ndalet”.
Sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2022, në komunën e Medvegjës jetojnë 905 shqiptarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *