Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. dhjetor 2023. – Nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc të hënën po mërdhinin gjatë orës së mësimit, pohojnë prindërit dhe disa mësues për Bujanovaçke, sepse drejtori, progresisti Nenad Tasiq, i mori punëtorët, duke përfshirë një punonjës ndihmës, në tubimin e SNS-së në Prokuplje. Tasiq ka thënë për portalin tonë se do të na kontaktojë lidhur me këto akuza, gjë e cila nuk ndodhi deri në publikimin e tekstit.
Siç mësojmë, nuk ka pasur ngrohje gjatë gjithë turnit (16:00 – 19:45) për nxënësit e ShF “Branko Radiçeviq” në shkollën “Sezai Suroi”, ku mësimi mbahet për shkak të rikonstruksionit të shkollës amëz. Për shkak të të ftohtit, mësuesit kanë thirrur prindërit që të vinin të merrnin fëmijët më herët.
– Është e turpshme që fëmijët kanë vuajtur për shkak të politikës – thotë burimi i Bujanovaçkes nga shkolla.
Për ngrohjen e këtyre nxënësve është përgjegjëse punonjësi ndihmës nga kjo shkollë, ndonëse mësimi zhvillohet në “Sezai Suroi”.
“I tij është turni i pasdites, kur nxënësit tanë janë në shkollë”, shpjegon bashkëbiseduesi ynë.
Ai ia ka përcjellë Bujanovaçkes një fotografi nga autobusi me progresistët e Bujanocit të cilët në mënyrë të organizuar kanë shkuar në tubim, në të cilin ndodhet edhe punëtori përgjegjës për ngrohje.
Nxënësve, krahas ngrohjes, thuhet se u janë hequr edhe disa orë mësimi që nuk janë mbajtur, sepse në Prokuplje, sipas udhëzimit të Tasiqit, kanë shkuar edhe disa mësimdhënës.
Për shkak të rikonstruksionit të lartpërmendur të shkollës amëz, nxënësit nga klasa e tretë deri në të tetën janë zhvendosur në “Sezai Suroi”.
Početna FILLIMI NXËNËSIT MËRDHIJNË NË SHKOLLË NGASE DREJTORI TASIQ MERR ME VETE NË TUBIMIN PARTIAK NË PROKUPLE EDHE PUNËTORIN NDIHMËS
NXËNËSIT MËRDHIJNË NË SHKOLLË NGASE DREJTORI TASIQ MERR ME VETE NË TUBIMIN PARTIAK NË PROKUPLE EDHE PUNËTORIN NDIHMËS
Bujanovačke13. Dec 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
TAGsns
Previous PostPOLICIA: NUK KA VEPRA TË RËNDA PENALE DHE KONFLIKTE NË BAZA KOMBËTARE
Next PostMBRËMJE SERBE NË MANIFESTIMIN “DUART E VYERA” NGA ORA 18.00
Related articles
MITROVIQ: DO TË BISEDOJMË ME TË GJITHË, BUJANOCIT I DUHET QEVERISJE MULTIETNIKE
Bujanovačke24. Jun 2024.