Bujanoc, 13. dhjetor 2023. (Foto: Vranjenews) – Zdravko Ponosh, kryetar i Partisë së Qendrës së Serbisë (SRCE), Sërgjan Milivojeviq, deputet i Partisë Demokratike dhe Aleksandar Jovanoviq Quta, deputet dhe udhëheqës i Kryengritjes Ekologjike, do të jenë të mërkurën në Vranjë, në kuadër të përfundimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, raporton Vranjenews.
Fillimisht ata do të mbajnë një konferencë për media në ambientet e partisë Srbija Centar, në rruga Narodnog heroja nr. 10 në Vranjë nga ora 13:30, e më pas në qendër të qytetit, pranë stendave të këtyre partive, do të bisedojnë me qytetarët e Vranjës.
Partitë, zyrtarët e të cilave do të vijnë në Vranjë – SRCE, Partia Demokratike dhe PSG, si dhe Lëvizja Kryengritja Ekologjike Quta, kanë në zyrën lokale një listë Hrabro za Vranje (Guximshëm për Vranjën), e cila do të jetë numri 5 në fletën e votimit për zgjedhjet lokale.
Këto parti në republikë formojnë koalicionin Serbia kundër dhunës dhe do të jenë në numrin 7 në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare.
Foto Guximshëm për Vranjën
Zgjedhjet në Serbi do të mbahen të dielën më 17 dhjetor.
Previous PostKURTI: SHQIPTARË, VOTONI PËR KAMBERIN
Next PostKURTI ME ADRESIM NË TUBIMIN PËRMBYLLËS TË KOALICIONIT TË KAMBERIT