Bujanoc, 14. dhjetor 2023. Në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, qytetarët e komunës së Bujanocit do të votojnë në 59 vendvotime, thanë për portalin tonë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ).
Qytetarët që deri më tani kanë votuar në vendvotimin në shkollën e mesme “Sveti Sava”, të dielën do të votojnë në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, sepse shkolla është në fazën e rindërtimit – tha për Bujanovaçke, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Fejzi Beqiri.
Të drejtë vote kanë 42.776 qytetarë, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka shkruar.
Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 18 lista zgjedhore, dy prej të cilave janë koalicione të partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva.
Në listat e tjera janë vetëm tre kandidatë për deputet nga Bujanoci.
Previous PostPËR GJYSËMVJETORIN E PARË, SIGUROHET TRANSPORTI PËR NXËNËSIT E SHM “SVETI SAVA”QË UDHËTOJNË NGA FSHATRAT
Next PostBANORËT E BRATOSELLCËS LUSIN PËR NDIHMË: TË HARRUAR NGA ZOTI EDHE POLITIKANËT