KURTI: SHQIPTARË, VOTONI PËR KAMBERIN

Bujanoc, 14. dhjetor 2023. – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur koalicionin e partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva të udhëhequr nga Shaip Kamberi, që mbajti tubimin final parazgjedhor në Prishtinë të mërkurën në mbrëmje.
“Të gjithë së bashku i dhamë shtysë mobilizimit të shqiptarëve për fitoren e 17 dhjetorit. Së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe partnerët e listës sonë të përbashkët iu drejtuam bashkatdhetarëve nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, tha Kamberi pas takimit.
Ai ka thënë se “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Lista Shaip Kamberi” ka marrë mesazhin e qartë të mbështetjes së popullit të Kosovës për të vazhduar betejën politike.
“Ne u mblodhëm për të mos u dorëzuar para presionit të Beogradit. Të vendosur për të vazhduar luftën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për liri dhe barazi”, tha Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *