Bujanoc, 15. dhjetor 2023. Qeveria e Serbisë të enjten ka miratuar Dekretin për Programin për Mbështetjen e Përmirësimit të Zhvillimit të Komunave dukshëm të Pazhvilluara për vitin 2024, ndër të cilat është edhe Bujanoci.
Bëhet fjalë për komuna, niveli i zhvillimit të cilave është nën 60 për qind të mesatares kombëtare.
“Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës komunale, ndërtimi, rikonstruksioni dhe përshtatja e objekteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, turizmit, mbrojtjes sociale, kulturës, sportit dhe menaxhimit ekonomisë së ujërave, si dhe pajisjen e këtyre objekteve, por dhe i objekteve të tjera në pronësi të njësive të vetëqeverisjes lokale”, bëjnë të ditur nga Qeveria.
Paratë e përcaktuara nga Programi janë të dedikuara për këto komuna: Aleksinac, Babushnicë, Bela Pallankë, Bllacë, Bojnik, Bosilegrad, Brus, Bujanoc, Varvarin, Vladiçin Han, Vlasotince, Gaxhin Han, Gollubac, Dimitrovgrad, Dolevac, Zhabare, Zhagubica, Zhitoragja, Knjazhevac Trgovishte, Tutin, Cërna Trava.
Nuk është publike se për çfarë shumash bëhet fjalë.