Bujanoc, 19. dhjetor 2023. – Një fëmijë, i cili mbrëmë është goditur nga vetura në rrugën e “Kosovës” në Bujanoc, është pranuar në QKU të Nishit me frakturë të kockës së përparme.
Siç i thanë Bujanovaçkes në Qendrën Klinike Universitare të Nishit, i godituri është një djalosh 7 vjeçarë.
“Ai është pranuar në gjendje të vetëdijshme dhe pas diagnozës është vendosur në Klinikën për Neurokirurgji”, thonë nga QKU të Nishit.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se një fëmijë me biçikletë është goditur nga vetura ndërsa shoferi është larguar nga vendi i aksidentit. Policia tha se është në kërkim të drejtuesit të mjetit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…