FILLON RIKONSTRUIMI I PARKUT NË BUJANOC, MINISTRIA NDANË 2.5 MILIONË DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. dhjetor 2023. – Të hënën ka filluar rindërtimi i parkut të qytetit në Bujanoc, për të cilin komuna ka marrë 2.5 milionë dinarë nga Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit.
Gazetari i Bujanovaçkes ka parë punëtorët duke prerë pemët e vjetra, ka edhe makineri ndërsa hyrja në park është e ndaluar.
Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e Ambientit për rregullimin e parkut të qytetit dhe gjelbërimin e qytetit në muajin mars, për të cilën më parë ka shkruar Bujanovaçke.
Siç u tha asokohe, komuna konkurroi me projektin e rregullimit të parkut dhe gjelbërimit në qytet, për të cilin përveç parave të ministrisë, nga buxheti do të investohen gati 630 mijë dinarë.
Komuna paraprakisht njoftoi se projekti do të realizohet deri në fund të vitit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *