MITROVIQ: PAS FITORES ZGJEDHORE DO TË PUNOJMË NË SJELLJEN E INVESTIMEVE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. dhjetor 2023. – me rastin e vlerësimet të zgjedhjeve, kreu progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, ka thënë se serbët në komunën e Bujanocit dëshmuan mbështetjen në masë të Aleksandër Vuçiqit dhe vlerësojnë gjithçka që ai dhe Qeveria e Serbisë kanë bërë në 10 vitet e fundit. Të dielën 4945 votues nga komuna kanë votuar për listën e kësaj partie “Serbia nuk duhet të ndalet” e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq ndërsa sipas analizës së Mitroviqit është një mbështetje prej 73.5 për qind në komunitetet serbe.
“Ky është një rezultat jashtëzakonisht i mirë zgjedhor, duke pasur parasysh se opsioni i dytë më i fortë politik serb, “Serbia kundër dhunës”, ka pothuajse dhjetë herë më pak vota – tha Mitroviq të hënën për Bujanovaçkën.
Ai shtoi se ky rezultat nënkupton një përgjegjësi të madhe ndaj të gjithë atyre që votuan për SNS-në.
I pyetur nëse qytetarët mund të presin diçka në këmbim dhe çfarë do të ishte kjo pritje, Mitroviqi thotë se ka shumë gjëra që janë filluar dhe që do të realizohen. Ai përsëriti se Bujanocit sigurisht i mungon investitori, gjegjësisht një fabrikë që do të punësonte 100-150 punëtorë dhe se për këtë do të punohet.
– Në periudhën e ardhshme duhet të presim një fabrikë për pastrimin e ujërave të zeza, si dhe zgjidhjen e çështjes së deponisë së qytetit. I kemi kërkuar këto investime nga ministrat që e kanë vizituar Bujanocin, investime këto që do të punësonin 100-150 persona, andaj nuk do të mungoj angazhimi im – thotë Mitroviq.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *