NAGIPI URON KAMBERIN, SHPRESON QË INTERESI I SHQIPTARËVE TË JETË PRIORITET I TIJ

 

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. dhjetor 2023. – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka uruar Shaip Kamberin për rezultatin zgjedhorë, i cili në zgjedhjet parlamentare të së dielës fitoi edhe një mandat parlamentar në Kuvendin e Serbisë. Arifi shpreson se interesat e popullatës shqiptare në jug të Serbisë do të jenë prioritet i Kamberit.
Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike e Arifit u tërhoq nga pjesëmarrja ndërkaq ai zyrtarisht nuk e mbështeti listën e Kamberit dhe as nuk i bëri thirrje publikisht votuesve të tij të votojnë. Mirëpo, siç mësoi Bujanovaçke, mbështetësit e tij megjithatë votuan për Kamberin.
Kryetari i komunës së Bujanocit vlerësoi se rezultatet parlamentare dhe lokale në Medvegjë ishin të kënaqshme, por mendon se kjo nuk është e mjaftueshme.
Në zgjedhjet lokale në Medvegjë, partia e Arifit mori pjesë, si partia e vetme shqiptare dhe me gjasë fitoi dy ulëse në Kuvendin lokal.
-Mirënjohje të thellë për Partinë Demokratike në Medvegjë, e cila arriti përfaqësim në Kuvendin e Komunës së Medvegjës. Të dashur vëllezër nga Medvegja, ne më shumë se kushdo dimë për vështirësitë tuaja, e dimë edhe më shumë për rezistencën tuaj – tha Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *