Bujanoc, 19. dhjetor 2023. (Foto nga arkivi) – Socialistët, të cilët kanë qeverisur me mandatë të plotë Vranjën për më shumë se dy dekada, fituan vetëm 7 mandate në Kuvendin e Qytetit me 65 mandate, pra morën 4.558 vota (10.7%) në zgjedhjet lokale në këtë qytet, të dielën më 17 dhjetor. Dy lista pro-evropiane fituan më shumë vende se SPS dhe secila do të ketë nga 6 vende në kuvendin lokal. Këto dy lista fituan gjithsej 7.669 vota ose gati 18 për qind të numrit të përgjithshëm të atyre që votuan. Këto parti nuk kanë pasur përfaqësues në përbërjen e mëparshme.
Sipas rezultateve paraprake, lista rreth SNS fitoi një shumicë absolute me 39 mandate këshilltarësh. Për ta kanë votuar 23.106 vranjanë, ose 54.18 për qind nga 42.648 votues.
Serbia e Bashkuar (2,396 vota, rreth 5,62 përqind) dhe koalicioni “NADA za Vranje” (NADA, NDSS, POKS), i cili fitoi 2.327 vota, ose rreth 5,46 përqind, hynë në parlamentin lokal. Lista minoritare e Partisë Demokratike të Maqedonasve as kësaj radhe nuk e ka kaluar pragun natyror, shkruan Juzhne Vesti.
Previous PostPOLICIA RRUGORE NJOFTON QYTETARËT: NE JEMI KËTU, MIRËPO SIGURIA ËSHTË NË DUARTË TUAJA
Next PostMITROVIQ: PAS FITORES ZGJEDHORE DO TË PUNOJMË NË SJELLJEN E INVESTIMEVE NË BUJANOC