Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. dhjetor 2023. –Me 36 milionë dinarë të programit të veçantë, vitin e ardhshëm Komuna e Bujanocit do ta financojë edhe Ndërmarrjen Publike “Komunalia”. Një pjesë e madhe e këtyre parave – 10,7 milionë dinarë – do të shkojnë për borxhin e ndërmarrjes komunale për energji elektrike, i cili është shlyer me vite me riprogramim.
Pika më e madhe në Programin e veçantë është blerja e një kamioni special për zhbllokimin e ujërave të zeza, i ashtuquajturi Voma. Për këtë qëllim do të ndahen 20 milionë dinarë nga paratë e të gjithë qytetarëve të komunës.
Komunalia ka një kamion të tillë, mirëpo automjeti më shumë qëndron i prishur se sa që përdoret, për të cilën gjë janë bindur edhe qytetarët në rrugët e të cilëve derdheshin ujërat e zeza, ndërsa Komunalia nuk munnd të ndërmerrte asgjë.
Për 5 milionë dinarë do të blihen kontejnerë të rinj për grumbullimin dhe bartjen e organizuar të mbeturinave në Levosojë, Nesalcë, Lluçan, Letovicë dhe Rakoc. Siç u tha në seancën e Kuvendit të së mërkurës, synohet shtrirja e sistemit të grumbullimit dhe bartjes së mbeturinave në këto fshatra.
Shumica në Kuvend e miratoi programin për NP “Komunalia”.