ALEKSANDRA NGA LILANCA, NËNË E VOGLUSHES SË SËMURË NGA LEUKEMIJA, DHURON FLOKËT E SAJA PËR TË NDIHMUAR SHËRIMIN E FËMIJËVE TË TJERË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 20. dhjetor 2023. – Aleksandra Jovanoviq (32) nga fshati Lilancë afër Bujanocit, nënë e një vajze që vuante nga leukemia, dhuroi flokët e saj për fëmijët që vuajnë nga kanceri. Dëshira e saj, siç thotë ajo, është t’i kthejë buzëqeshjen në fytyrë një vogëlusheje të guximshme.
Shoqata nga Beogradi – “Gjithmonë me fëmijë”, e cila ndihmon fëmijët që po trajtohen në Repartin e fëmijëve të Institutit të Onkologjisë dhe Radiologjisë të Serbisë, e ka gjetur Aleksandrën në rrjetet sociale. Ajo ua dhuroi flokët e saj për të bërë paruke për fëmijët.
– Vendosa të dhuroj flokët për ta. I pashë ata fëmijë dhe më dhimbte ajo që po kalonin. Dëshira ime është t’i kthej buzëqeshjen në fytyrë një vajze të guximshme, sepse hormoni i lumturisë është çelësi i shërimit të tyre – thotë Aleksandra.
Danica ime, tre vjeçe e gjysmë, gjithashtu vuan nga leukemia. Në muajin e shtatë ajo u diagnostikua me sëmundjen dhe gjendja e saj tashmë është stabile, është në stanjacion, po merr kimioterapi dhe tani për tani po e përballon mirë. Një herë në gjashtë muaj shkojmë në onkologji për t’i marrë palcën e eshtrave për analiza dhe, për fat të keq, pata mundësinë të shoh sa fëmijë janë të sëmurë dhe sa prej tyre janë në departamentin në Beograd – shpjegon Aleksandra.
Gjatësia e flokëve që ajo ka dhuruar është 34 cm, dhe minimumi, siç thotë ajo, është 30 cm për të bërë një parukë. Parukierja që i preu flokët, Jelena Trajkoviq nga Vranja, kur dëgjoi se çfarë po bënte Aleksandra, prerjen e flokëve e bëri falas.
– Nuk dua të lavdërohem me veprimin tim, por të inkurajoj të tjerët ta bëjnë atë. Patjetër që kisha ndërmend të shkurtoja flokët, kështu që pse të mos ndihmoj dikë kur të mundem. Festat e Vitit të Ri po vijnë, po mblidhen pako për këta fëmijë, që ato që nuk kanë flokë për të dhuruar të paguajnë para ose të dhurojnë një pako për t’i inkurajuar këta fëmijë të vegjël dhe trima – thotë Aleksandra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *