MBAJTJE DHE KALLËZIM PENALE PËR SHOFERIN E “AUDI” ME TË CILIN KISHTE GODITUR FËMIUN QË NGISTE BIÇIKLETËN

Bujanovac, 18. maja 2012. - Policijska stanica Bujanovac. Ministar unutrašnjih poslova Ivica Dacic posetio je danas policijsku stanicu Bujanovac i porucio da politicki problemi ne treba da se prenose na polje bezbednosti zbog cega je, kako je istakao, bitna multietnicnost policijskih snaga u tom delu Srbije. Dacic je naglasio da je borba protiv nasilja, odnosno za vecu bezbednost na svim nivoima u zajednickom interesu svih gradana Srbije bez obzira na nacionalnu pripadnost. FOTO TANJUG / ZORAN ŽESTIC / nr

Bujanoc, 20. dhjetor 2023. – Policia ka konfirmuar se ka arrestuar shoferin i cili të hënën (18 dhjetor) në rrugën “Kosovska” në Bujanoc ka goditur me biçikletë djalin i cili ishte duke kaluar rrugën, duke e lënduar rëndë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.
Policia në Bujanoc ka arrestuar personin A. A. (2001), në afërsi të këtij lokaliteti, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së komunikacionit publik dhe mosdhënies së ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku.
Dyshohet se më 18 dhjetor të këtij viti, në Bujanoc, duke vozitur një veturë të tipit Audi, ka goditur një fëmijë, i cili me biçikletë po kalonte rrugën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Shoferi më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fëmija i lënduar ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën shëndetsore në Vranjë, nga ku është transferuar në Qendrën Klinike në Nish.
Siç njoftoi më herët Bujanovaçke, djaloshi me frakturë të kockës së përparme është pranuar në Klinikën Neurologjike të Qendrës universitare – klinike të Nishit.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks