Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. dhjetor 2023. Punonjësit e Administratës komunale të Bujanocit dhe enteve lokale të themeluara nga Komuna, do të marrin nga 10.000 dinarë në emër të ndihmës solidare deri në fund të vitit, është konfirmuar për portalin tonë në zyrën e kryetarit të komunës Nagip Arifi.
Paratë do t’u jepen të punësuarve në të gjithë sektorin publik, përveç punëtorëve të Ndërmarrjes publike “Komunalia” dhe Entit të farmacisë.
Sipas shefit të kabinetit, Sali Salihi, Komunalia dhe barnatorja financohen nga mjetet e tyre dhe për këtë arsye nuk ka ndihmë solidare për punëtorët e tyre.
– Të gjithë të tjerët do të marrin nga 10.000 dinarë, ndoshta sot ose nesër. Ne do ta bëjmë pagesën në bazë të konkluzionit të Qeverisë së Serbisë- tha Salihi për Bujanovaçke të mërkurën.
Paratë nuk do të transferohen nga niveli republikan, por do të paguhen, siç tha ai, drejtpërdrejt nga buxheti i komunës.
Početna FILLIMI 10.000 DINARË NDIHMË SOLIDARE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS KOMUNALE DHE ENTEVE PUBLIKE
10.000 DINARË NDIHMË SOLIDARE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS KOMUNALE DHE ENTEVE PUBLIKE
Bujanovačke27. Dec 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNË BUJANOC PA NDONJË EUFORI FESTIVE
Next PostFILLORISTËT NGA LEVOSOJA SËRISH ME AKSION PËR DUNJËN E VOGËL: PANAIR TË ENJTEN