FILLORISTËT NGA LEVOSOJA SËRISH ME AKSION PËR DUNJËN E VOGËL: PANAIR TË ENJTEN

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 26. dhjetor 2023. Nxënësit e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” nga Levosoja organizojnë panair humanitar të Vitit të Ri, nga i cili do të paguajnë të gjitha të ardhurat për trajtimin e shoqes së tyre Dunja Milanoviq (2016) nga Osllara.
-Nxënës nga të gjitha klasat e shkollës sonë bënë dekorime për Vitin e Ri dhe Krishtlindjeve ndërkaq produktet e tyre do të ekspozohen në panair. Synimi ynë është të ndihmojmë Dunjën e vogël, e cila ka probleme me mushkëritë dhe nuk është hera e parë që mbledhim para për trajtimin e saj – thonë nga shkolla.
Ata ftojnë të gjithë banorët e Bujanocit dhe fshatrave përreth të vijnë dhe të tregojnë edhe një herë humanizmin e tyre. Panairi i Vitit të Ri do të mbahet në sallën e shkollës të enjten (28 dhjetor) nga ora 12:30 deri në 14:30.
Për përkujtim, në fillim të tetorit, në kuadër të Javës së Fëmijëve, edhe nxënësit e shkollës në Levosojë organizuan aksion humanitar për Dunjën dhe me atë rast mblodhën 70.000 dinarë.
Bujanovaçke ka shkruar disa herë për Dunjën, për trajtimin e saj nevojiten 3,7 milionë dinarë, ndërsa deri më tani janë mbledhur pak më shumë se 2,7 milionë dinarë përmes fondacionit Bëhu human.
Ajo ka lindur me një defekt në zemër, i ashtuquajturi transpozim i enëve të mëdha me VSD.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *