PUNONJËSIT E KOMUNALISË TË HIDHËRUAR ME ARIFIN PËR SHKAK TË NDIHMËS SOLIDARE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. dhjetor 2023. (Foto nga arkivi) – Punonjësit e Ndërmarrjes publike “Komunalia” në Bujanoc janë të revoltuar që nuk do të marrin më ndihmë solidare nga Komuna, për dallim nga punonjësit e Administratës komunale dhe enteve lokale.
Ata i kujtojnë kryetarit të komunës Nagip Arifi se ai ka treguar një tjetër histori para disa vitesh kur ishte në opozitë. Përkatësisht, Arifi ka avokuar fuqishëm që punëtorëve të Komunalisë t’u paguhet ndihma solidare, gjë të cilën qeveria e kishte refuzuar. Këtë e dëshmon teksti i Bujanovaçkes i vitit 2019.
Portali ynë më herët ka raportuar se të gjithë të punësuarit në sektorin publik në Bujanoc, përveç punëtorëve të Komunalisë dhe Barnatores, deri në fund të vitit do të marrin nga 10 mijë dinarë, në bazë të konkluzionit të Qeverisë së Serbisë.
Nuk ka ndihmë solidare për punonjësit e Komunalisë dhe Barnatores, sepse siç ka sqaruar shefi i kabinetit të Arifit, Sali Salihi, këto janë kompani që financohen nga të ardhurat e tyre.
Punonjësit e ndërmarrjeve komunale të cilët dëshiruan të mbeten anonimë thonë se asnjëherë nuk ka ndihmë solidariteti për ta – as nga komuna e as nga kompania ku punojnë.
-Komuna nuk na jep ndërsa kompania jonë nuk ka ku të shkojë, pasi jemi në krizë financiare dhe nën një autoritet të përkohshëm prej më shumë se 10 vitesh. Jemi mësuar që për ne të mos ketë para, ndërsa Arifi ka treguar se sa konsistent është, ndryshe fletë kur është në opozitëndryshe kur është në pushtet – thotë bashkëbiseduesi ynë nga Komunalia.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *