Bujanoc, 26. dhjetor 2023. Nga 1 janari, automjetet me targa të lëshuara nga qeveria e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në Serbinë qendrore pa afishe.
Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për të mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.
Ai theksoi se në të gjitha pikat kufitare dhe administrative do të vendoset disklejmer.
“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacionin rrugor, bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes teksa nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e disklajmerit.
Vendimi do të zbatohet nga 1 janari.
Petkoviq shtoi se në këtë mënyrë mbronin të drejtat e popullit tonë në Kosovë dhe mundësuan lirinë e lëvizjes.
“Ne nuk i kemi kaluar vijat e kuqe në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit kombëtar”, ka thënë Petkoviq, përcjell N1.
Në të njëjtën seancë të Qeverisë është marrë vendim detyrues për të gjithë – që të mos kalohen vijat e kuqe.
“Sot në seancën e Qeverisë morëm një vendim të veçantë për parimin, qasjen dhe qëndrimin që Presidenti i Serbisë, por edhe e gjithë Qeveria, angazhohen që qartë dhe pa mëdyshje t’i përmbahen vijave tona të kuqe në negociata dhe dialog, për rrespektim absolut të sovranitetit dhe integritetit territorial, siç është bërë deri më tani”, tha Petkoviq.
Ai tha se ky është një vendim i rëndësishëm dhe domethënës që thotë qartë dhe pa mëdyshje se nuk ka njohje të Kosovës dhe as anëtarësimin e saj në OKB, si dhe te organizatat dhe agjencitë e sistemit të OKB-së.
“Targat, përdorimin e të cilave e bëmë të mundur, si dhe kartat e identitetit një vit më parë, nuk janë simbol i shtetësisë”, tha Petkoviq dhe kujtoi se në botë ka shembuj të shumtë të targave të ndryshme që përdoren në një vend, si p.sh. Kina dhe Hong Kongu, dhe fjala është për një shtet kinez.
Ai shtoi se një shembull i tillë ekziston në Itali, ku rajone të ndryshme përdorin targa të ndryshme.
Petkoviq tha se nuk është sekret që 99 për qind e serbëve përdorin targa RKS, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të jetuar, për të mbijetuar dhe për të lëvizur.
“Ato përdoren edhe nga murgjit dhe klerikët e Dioqezës së Rashkës-Prizrenit, për të arritur në faltoret dhe besimtarët e tyre”, ka theksuar ai dhe ka shtuar se një situatë e tillë është veçanërisht në jug të Ibrit, ku janë përdorur me vite.
“Me këtë vendim do t’u mundësojmë njerëzve tanë që të arrijnë më shpejt në Serbinë qendrore dhe t’i kryejnë më shpejt detyrat e tyre, si dhe lëvizje më të shpejtë të automjeteve të ambulancës, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Petkoviq.
Ai tha se është e rëndësishme të theksohet, siç tha ai, “për të gjithë të zellshmit që do ta sulmojnë këtë vendim dhe nuk kanë arsye për ta”, se ai ishte rezultat i marrëveshjes së tyre të vitit 2011.
Mbulimi i simboleve të Serbisë, përkatësisht të Kosovës, me stikera të bardhë ishte pjesë e marrëveshjes së përkohshme që Beogradi dhe Prishtina arritën më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.
Popullata shumicë serbe në veri të Kosovës dy javë para nënshkrimit të marrëveshjes ka bllokuar rrugët që të çojnë në vendkalimin Jarinje dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave reciproke në lidhje me targat për Serbinë.
Mosmarrëveshja për targat, gjegjësisht vendimi i autoriteteve të Prishtinës për heqjen e plotë të targave serbe dhe targat që përkojnë me statusin neutrale për automjetet nga Kosova dhe kështu t’i detyrojnë serbët të riregjistrojnë veturat me targa të Kosovës, ka qenë arsyeja që në nëntor 2022 serbët të largohen nga policia dhe institucionet e tjera, ku ishin më parë të integruar.
QEVERIA E SERBISË LEJON TARGAT E KOSOVËS PA STIKERË
Bujanovačke27. Dec 2023.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostEES (EPS): KUSH NUK E KA MARRË FATURËN E NËNTORIT, PAGUAN SI PËR MUAJIN TETOR
Next PostVIZATIMI NUK ËSHTË VETËM ART, POR EDHE NJË MUNDËSI BIZNESI