Bujanoc, 28. dhjetor 2023. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Prishtina do t’i përgjigjet vendimit të Qeverisë së Serbisë për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS, “sapo policia kufitare të dokumentojë dhe të dëshmojë se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin e saj”.
Kurti ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë e ka marrë këtë vendim “në përpjekje për të reduktuar kritikat e bashkësisë ndërkombëtare pas parregullsive dhe mashtrimeve” në zgjedhjet e fundit.
-Vendimi për lëvizje të lirë nëpër Serbi me targa RKS vjen pas më shumë se 10 vitesh moszbatim të marrëveshjeve të mëparshme. Serbia e ka shfrytëzuar çështjen e targave për dy vjet për të ashpërsuar situatën e sigurisë në veri të Kosovës, nga fluturimet e avionëve luftarakë rreth kufirit në shtator të vitit 2021 deri në vendosjen e 16 barrikadave në katër komuna në veri dhjetorin e kaluar”, tha Kurti të mërkurën, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Kurti shtoi se Beogradi zyrtar ka marrë një vendim për targat RKS “për ta mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes themelore nga Brukseli në rrugën për stabilizimin e marrëdhënieve, të bërë publike përmes letrës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, drejtuar Këshillit të BE-së më 13 dhjetor” dhe se “po e maskon dështimin në Banjska më 24 shtator”.
Ai tha se vendimi ekuivalent për targa, si çështje e “marrëdhënieve ndërshtetërore”, do të merret “sapo Policia Kufitare e Kosovës të dokumentojë dhe të dëshmojë se Serbia plotësisht dhe pa pengesa po e zbaton vendimin e saj”.
-Ne besojmë se kjo qasje është e drejtë dhe e arsyeshme – shtoi ai.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…