Bujanoc, 28. dhjetor 2023. Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën projektligjin për shtetësinë e Kosovës, i cili, siç tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të lehtësojë marrjen e dokumenteve për personat me leje qëndrimi të përhershme në rrethana të jashtëzakonshme, përfshirë shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët prej vitesh jetojnë në Kosovë.
Sipas ministrit të Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ky ligj “cakton kritere të qarta për marrjen, mbajtjen dhe heqjen dorë nga shtetësia”, dhe vendos një qasje graduale për marrjen e dokumenteve në përputhje me interesat kombëtare dhe qëllimet e sigurisë së Kosovës.
“Në një kohë të mobilitetit të shtuar, ky ligj afirmon të drejtën e shtetësisë së shumëfishtë dhe si prioritet trajton nevojën e kahmotshme për lehtësimin e kritereve për marrjen e shtetësisë për qytetarët e “Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…