KOMUNA NUK KA PARA PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË KOPSHTIT, NGA NËNTORI PERSONELI PRET PAGESËN E SHPENZIMEVE TË UDHËTIMIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. janar 2024. Komuna e Bujanocit ende nuk i ka paguar shpenzimet e udhëtimit të punonjësve të sektorit publik, ndërsa punëtorët e kopshtit “Gëzimi ynë” nuk e kanë marrë pagën e muajit dhjetor. Shkollat ende presin pagesën e shpenzimeve të udhëtimit për muajin nëntor. E ndërsa punëtorët po i numërojnë ditët deri në kthimin e kryetarit të komunës Nagip Arifi nga pushimet, të bindur se për pagesën duhet vetëm nënshkrimi i tij, Bujanovaçke mëson se problemi në fakt është se nuk ka para.
Shefi i kabinetit të kryetarit, Sali Salihi, ka konfirmuar për portalin tonë se nuk ka para. Siç thotë ai, shkak është fluksi më i dobët për shkak të fillimit të vitit.
– Për pagat e personelit të kopshtit, aktualisht kemi 5 milionë në buxhet, kurse na duhen rreth 10 milionë. Të tjerat do t’i sigurojmë, mund të them se pagesa sigurisht që do të bëhet javën e ardhshme – tha Salihi sot për Bujanovaçke.
Për sa i përket shpenzimeve të udhëtimit, ai nuk ka mundur të japë një vlerësim se kur do të bëhen pagesat, duke thënë se duhet të konsultohet me drejtoratin për financa.
Në fund të vitit të kaluar komuna është harxhuar duke paguar ndihma solidare për të gjithë të punësuarit në entet publike komunale dhe në administratë në vlerë prej 10 mijë dinarë.
Tashmë, siç mësohet jozyrtarisht, pritet që në fund të muajit të bëhet transferimi i mjeteve nga niveli republikan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *