Bujanoc, 11. janar 2024. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk do të heqin dorë nga iniciativa për ta bërë sërish të detyrueshëm shërbimin ushtarak, tha ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq.
Ai në RTS tha se nuk është thirrje për luftë, por kuptim i të gjitha aspekteve të sigurisë së rrethanave gjeopolitike, gjendjes në vend, situatës në rajon dhe të ardhmes së Republikës së Serbisë.
“Kemi dorëzuar një nismë zyrtare në kabinetin ushtarak të Presidentit të Shtetit, Presidentit të Republikës. Do të dëgjojmë deklaratat e tij, përkatësisht të bashkëpunëtorëve të tij. Pas kësaj, do të ketë një dëgjim publik. Shkalla e fundit është qeveria, përkatësisht përbërja e re e Kuvendit”, tha Vuçeviq.
Ai theksoi se, nëse reaktivizohet ky shërbim, mbetet dilema nëse shërbimi ushtarak do të zgjasë 100 apo 120 ditë.
“Propozimi ynë është maksimumi deri në katër muaj dhe sigurisht që nëse shteti e pranon do të kërkojmë një afat kohor që të mund të përgatisim kazermat dhe qendrat e rekrutimit për kushtet e pritjes së ushtrisë së re, rekrutëve të rinj në në përputhje me rrethanat moderne të jetës”. Ne nuk duam të kthehemi në vitet 70, 80 apo 90, por që këta djem, ushtarët e ardhshëm, krenaria e Serbisë, të kenë kushtet më të mira të mundshme për jetë në kazermë”, ka theksuar Vuçeviq.
MINISTRI: SHËRBIMI USHTARAK DO TË ZGJASË 100 OSE 120 DITË
Bujanovačke11. Jan 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNJOFTO BUJANOVAÇKEN: AUTORITETET TA ZGJIDHIN KËTË PROBLEM DERI SA DIKUSH NUK ËSHTË LËNDUAR
Next PostSHEFI I OSBE-së: ME KAMBERIN DHE MUSTAFËN PËR QEVERISJEN NË PRESHEVË
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.