BISLIMI PARALAJMËROI NDIHMA PËR MEDIAT SHQIPE NË SERBI

Bujanoc, 12. janar 2024. Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar për ndihmën financiare të Prishtinës për përfaqësuesit e mediave në gjuhën shqipe nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja. Siç njofton Qeveria e Kosovës, Bislimi ka diskutuar me ta për gjendjen e informimit në gjuhën shqipe, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen mediat lokale dhe qytetarët.
Përfaqësuesit e mediave theksuan se përballen me pengesa të shumta gjatë aplikimit në nivel ministrish.
“Përfaqësuesit e mediave nga Lugina e Preshevës shprehën shqetësimin serioz për diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe veçanërisht për gjendjen e paqëndrueshme dhe diskriminuese të mediave shqiptare në Luginë. Edhe pse dispozitat ligjore duhet të sigurojnë qasje të barabartë në media në gjuhën shqipe në Serbi, ato ende përballen me pengesa dhe vështirësi kur përpiqen të jenë përfitues të ndihmave financiare”, thuhet në deklaratë.
Siç u tha, nevoja për stabilitet financiar është një çështje kyçe e bashkëpunimit, rritjes së profesionalizmit dhe cilësisë së informimit shqip në Luginë, duke respektuar parimet e gazetarisë së pavarur dhe etikës profesionale.

“Bislimi i njoftoi të pranishmit për mundësitë e bashkëfinancimit nga buxheti i Republikës së Kosovës për mediat nga Lugina e Preshevës. Gjithashtu, u shpreh përkushtimi i Qeverisë për të mbështetur dhe kontribuar pozitivisht në përmirësimin e gjendjes në Luginën e Preshevës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *