Bujanoc, 13. janar 2024. – Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) të premten i shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa deputeti i vetëm nga Bujanoci, Shaip Kamberi, më pas tha se tani i është hapur rruga për të vazhduar luftën për të drejtat e shqiptarëve.
“Me konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, lista jonë “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” tashmë edhe zyrtarisht ka siguruar mandatin e deputetit dhe na është hapur rruga për të vazhduar luftën për të drejtat e shqiptarëve në Luginë – deklaroi Kamberi.
Ai shtoi se angazhimi i tij do të intensifikohet çdo ditë.
-Të gjithë atyre që besuan dhe besojnë në kauzën tonë – faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer – tha ai.
Kamberi është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe ky është mandati i tij i katërt si deputet.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…