Bujanoc, 15. janar 2024. – Nga 1 janari në rrugët e Bujanocit gjithnjë e më shumë ka vetura me targa të Kosovës pa afishe ku shkruan RKS (Republika e Kosovës). Me këto makina vijnë në qytetin tonë edhe shqiptarët edhe serbët, veçanërisht ato nga Anamorava dhe Gjilani me rrethinë.
Postimi i Ragmi Mustafit
Liderët politikë shqiptarë nuk e fshehin kënaqësinë për këtë, ndaj Ragmi Mustafa, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe tash këshilltar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kurti, ka publikuar një mesazh në Facebook të cilin po e transmetojmë:
Shumë vetura me targa RKS në rrugët e Luginës! Këmbëngulje, vendosmëri, reciprocitet… dhe dashuri që nuk kufizohet me kufij! Çfarë ka më të bukur se kur Kosova shfaqet në çdo pjesë të Luginës?! Edhe më shumë Kosovë në Luginë!”, shkruan Mustafa me një fotografi nga rrugët e Bujanocit.
Që nga 1 janari në territorin e Serbisë është mundësuar qarkullimi i lirë i automjeteve me targat e Kosovës – “RKS”, sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë nga 25 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas konfirmimit të mëhershëm të drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim të tillë për të “ndihmuar serbët nga Kosova”.
Previous PostKAMBERI: IDEJA MBI SHËRBIMIN E OBLIGUAR USHTARAK ËSHTË NJË TRUK MARKETINGU I VUÇIQIT
Next PostBUJANOCASIT VËSHTIRË TË MARRIN VËRTETIME MBI PAPUNËSINË PËR VAUÇERË, SHKP DEMANTON ANKESAT