Bujanoc, 17. janar 2024. (Foto Zëri) – Studentët e Universitetit të Prishtinës protestuan të martën para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pasi siç thanë ata, Serbia ende nuk i njeh diplomat e tyre, për këtë arsye janë veçanërisht të rrezikuar studentët nga Bujanoci dhe Presheva.
Ata kërkuan njohjen e diplomave dhe zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata po ashtu theksuan se shqiptarët në jug të Serbisë po pengohen të punësohen në institucionet e atjeshme shtetërore, transmeton portali i Prishtinës Zëri.
“Mosnjohja e diplomave dhe pasivizimi i adresave janë pengesë e madhe për mijëra studentë shqiptarë nga Lugina që studiojnë në Universitetin e Prishtinës dhe në universitetet tjera publike dhe private në Kosovë”, tha Diellza Kastarti.
Studentët kanë varur pankarta në gjuhën shqipe dhe angleze të cilat, siç kanë thënë, tregojnë statistika për numrin e shqiptarëve të punësuar në Bujanoc dhe Preshevë. Kastrati e ka quajtur këtë një diskriminim të vazhdueshëm.
– Nga gjithsej 30 prokurorë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, asnjë nuk është shqiptar. Nga gjithsej 222 policë në Bujanoc, vetëm 80 prej tyre janë shqiptarë, nga 142 në Medvegjë, vetëm 8 janë shqiptarë, dhe 125 nga gjithsej 248 në Preshevë, ndërsa vetëm pesë prej tyre janë në pozita të larta – deklaruan studentët.
Početna FILLIMI PROTESTA E STUDENTËVE: SERBIA EDHE TEJ NUK UA NJEH DIPLOMAT KOSOVARE SHQIPTARËVE NË BUJANOC DHE PRESHEVË
PROTESTA E STUDENTËVE: SERBIA EDHE TEJ NUK UA NJEH DIPLOMAT KOSOVARE SHQIPTARËVE NË BUJANOC DHE PRESHEVË
Bujanovačke17. Jan 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostVUÇIQ: PRISHTINA PO E NDALON DINARIN SERB
Next PostMINISTRJA: NUK KA VAZHDIM TË PUSHIMIT