KAMBERI ME NËNKRYETARIN E QEVERISË SË KOSOVËS: FUQIZOHET MBËSHTETJA PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Bujanoc, 18. janar 2024. – Deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi ka takuar në Prishtinë nënkryetarin e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar, siç ka thënë ai, për të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe mundësitë për përmirësimin e pozitës së tyre.

-Diskutuam për intensifikimin e bashkëpunimit, për qasjen programore dhe për forcimin e mekanizmave të mirëkrijuar kundër represionit dhe diskriminimit nga Beogradi – tha Kamberi.

Sipas tij, përkushtimi dhe angazhimi i zëvendëskryetarit dhe i Qeverisë në realizimin e fondit për shqiptarët në Serbi, i rritur për 50 për qind këtë vit, është një hap i madh që jep shpresë për arritjen e synimeve.

-Kjo mbështetje, si asnjëherë më parë, do t’i ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës që ta qenien, identitetin dhe kulturën e tyre kombëtare – tha Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *