POLICIA NË REDAKSINË E BUJANOVAÇKES PAS DENONCIMIT NGA DREJTORI I SHKOLLËS, NENAD TASIQ

Bujanoc, 18. janar 2024. Nenad Tasiq, drejtor i shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, ka denoncuar në polici gazetaren tonë Ivana Jovanoviq për hyrje dhe fotografim të paautorizuar në objektin e shkollës. Siç mësohet jozyrtarisht, Tasiq në denoncim ka deklaruar se teksti ynë për renovimin e shkollës dhe fotografia që tregon se në njërën nga tualetet e shkollës ka rënë tavani, i ka shqetësuar prindërit.
Foto: Tasiq i shqetësuar ngase Bujanovaçke ka shqetësuar opinionin
Sipas këtij denoncimi, pjesëtarët e stacionit policor të Bujanocit kanë intervistuar të enjten kolegen Jovanoviq në ambientet e redaksisë së Bujanovaçkes. Ajo u tha se nuk ka hyrë në shkollë pa autorizim, por si gazetare dhe është prezantuar para punëtorëve të pranishëm, asnjëri prej të cilëve nuk i ka thënë se hyrja në shkollë dhe fotografimi janë të ndaluara.
Në fund të fundit, siç tha ajo, shkolla është objekt publik dhe në rastin konkret për shkak të rinovimit të saj është në fokus të publikut vendas, duke qenë se per dy vite radhazi nxënësit e saj kanë vijuar mësimet në ambientet e një shkolle tjetër lokale. Po theksoj me kët rast se pas kthimit nga shkolla, kolegja i telefonoi drejtorit Tasiq, i cili nuk i tha asnjë fjalë se ajo kishte hyrë në shkollë pa autorizim. Së fundi, gazetarja jonë nuk ka shkuar privatisht në shkollë, por është prezantuar siç duhet dhe ka shpjeguar arsyen e vizitës, madje nuk ka hyrë as në pronën private të Tasiqit, gjë që mund të cilësohet si akt i kundërligjshëm.
Përkundrazi, Tasiq në një bisedë telefonike i tha asaj se tavani i rrëzuar nuk ishte i vetmi defekt që u vu re pas rindërtimit dhe se shkolla kishte bërë një listë të të gjitha anomalive të vërejtura që do t’ua dorëzonin autoriteteve.
Redaksia e Bujanovaçkes besojnë se Tasiq me rastin e denoncimit në polici nuk është njohur me parimet themelore të punës gazetareske dhe interesin e publikut, i cili ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh në shkollë pas rindërtimit.
Këtu duam të përmendim habinë, duke qenë se Tasiq është themelues i një shoqate të njohur gazetarësh, pra edhe punonjës mediatik, kështu që si i tillë duhet ta dijë se çfarë është puna e mediave dhe gazetarëve.
Me këtë rast, redaksia përçon mesazhin se denoncime të tilla nuk do të na lëkundin në misionin tonë themelor, që është interesi publik.
Duhet theksuar se gjatë intervistimit zyrtarët policor kanë shumë korrektë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *