APGS: KALLËZIMI I TASIQIT KUNDËR GAZETARES SË BUJANOVAÇKE ËSHTË PRESION SERIOZ NDAJ MEDIAVE

Bujanoc, 19. janar 2024. – Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (NUNS) dënon veprimin e drejtorit të shkollës fillore “B. Radiçeviq” për shkak të kallëzimit që ka dorëzuar në polici kundër Ivana Jovanoviqit, gazetare e portalit Bujanovaçke, dhe beson se bëhet fjalë për “presion serioz ndaj mediave”. NUNS i bën thirrje drejtorit Nenad Tasiq që të tërheqë kallëzimin
NUNS ka reaguar pasi redaksia e Bujanovaçkes është vizituar dje nga policia pas denoncimit të drejtuar ndaj gazetares së kësaj medie, Ivana Jovanoviq, nga drejtori i shkollës fillore “Branko Radiçeviq” nga Bujanoci.
I bëjmë thirrje drejtorit të shkollës që të tërheqë denoncimin dhe t’i lejojë gazetarët të kryejnë punën e tyre të papenguar në interes të publikut ndërsa interesi i publikut është të dihet se si është bërë puna për rindërtimin e shkollës. Është e rëndësishme që prindërit dhe qytetarët e tjerë të kenë informacion objektiv dhe të vërtetë për kushtet e punës në shkollë dhe është me interes thelbësor që publiku të jetë i vetëdijshëm për gjendjen aktuale në këtë institucion. Gjithashtu, presim që policia të veprojë në këtë rast duke pasur parasysh se gazetarja e ka kryer detyrën në mënyrë profesionale, është prezantuar dhe ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, e i cili pas publikimit të tekstit ka vendosur të bëjë kallëzim ndaj saj.
Siç mëson jozyrtarisht redaksia e Bujanovaçkes, në denoncim thuhet se teksti për renovimin e shkollës dhe fotografia që tregon se ka rënë tavani në tualetin e shkollës, kanë dhqetësuar prindërit e fëmijëve që vijojnë atë shkollë.
Pjesëtarët e stacionit policor të Bujanocit e kanë intervistuar gazetaren në ambientet e redaksisë së Bujanovaçkes. Ajo ka deklaruar se nuk ka hyrë në shkollë pa autorizim, por si gazetare dhe është prezantuar para punëtorëve të pranishëm, me ç’rast asnjëri prej tyre nuk i ka thënë se hyrja në shkollë dhe fotografimi janë të ndaluara.
Nga Bujanovaçke bëjnë me dije se gazetarja Ivana Jovanoviq pas kthimit nga shkolla ka telefonuar drejtorin e shkollës, i cili nuk i ka thënë se ka hyrë në shkollë pa autorizim. Madje ai ka përmendur në një bisedë telefonike se tavani i rënë nuk ka qenë i vetmi defekt që është vërejtur gjatë rikonstruksionit të objektit.
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë e dënon këtë veprim të drejtorit të shkollës. Besojmë se ky është presion i rëndë ndaj mediave dhe se kallëzimi penal është tërësisht i pabazuar, sidomos për shkak se ka ardhur pas bisedës me gazetarin dhe publikimit të tekstit. Ekziston frika plotësisht e justifikuar se ideja për këtë presion ka ardhur nga instancat më të larta politike, të cilat shqetësohen nga raportimi i mediave për problemet në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *