Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. janar 2024. – Fillimi i gjysëmvjetorit të dytë në ShF “B. Radiçeviq” në Bujanoc u shënua me klasa të ftohëta dhe kthim të nxënësve në shtëpitë e tyre. Për shkak të defektit të ngrohjes në shkollën “Sezai Suroi”, nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” kanë përjetuar ditë të acartë, kështu që nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt janë dërguar në shtëpi për shkak të të ftohtit. Klasat e larta qëndruan deri në fund të mësimit sepse, siç thotë drejtori Nenad Tasiq për Bujanovaçke, ngrohja është përmirësuar pjesërisht – “ndërkaq nuk mund t’i lëmë të shkojnë më herët edhe për shkak të transportit”. Prindërit që kontaktuan dje portalin tonë thanë se çdo gjë që përjetojnë fëmijët është një turp i madh.
Sa për ta kuktuar, nxënësit e ShF “B. Radiçeviq” nga klasa e tretë deri në të tetën vazhdojnë mësimet në SHM “Sezai Suroi” për shkak të rikonstruksionit të shkollës amëz.
Tasiq ka konfirmuar se të hënën ka pasur problem me ngrohjen dhe ka theksuar se shkak për këtë ka qenë një instalim i gabuar i ngrohjes në shkollën në të cilën ndodhen nxënësit e “B. Radiçeviq”.
–Pse nuk u rregullua gjatë pushimeve nuk është pyetje për mua. Bëmë atë që mundëm, i lamë fëmijët e klasës së tretë dhe të katërt të shkonin në shtëpi. Nxënësit nga e pesta deri në tetë mbetën në shkollë, meqë edhe ashtu orët e mësimit mbahen të shkurtuara në 30 minuta, ngrohja u përmirësua pas një kohe dhe nuk mund t’i lëmë të shkojnë më herët për shkak edhe të transportit të organizuar – thotë Tasiq. Përndryshe i mbetet vlerësimeve të vet Tasiqit nëse do ta denoncojnë sërish portalin tonë në polici për shkak të këtij teksti dhe gjoja shqetësimit të opinionit.
Drejtori i gjimnazit “Sezai Suroi”, Admir Nazifi, ka konfirmuar se shkolla ka kohë që ka probleme me ngrohjen dhe ka tentuar të shpjegojë se si radiatorët po ftohen kur fëmijët në shkollë vijnë nxënësit e “B. Radiçeviq” nga ora 16:00.
– Deri atëherë kishim ngrohje. Ja, edhe tani ka, radiatorët janë të nxehtë. Këto janë instalime të vjetra, herë funksionojnë herë jo dhe investojmë dhe i riparojmë me aq sa kemi mundësi. Të hënën pasdite më kanë njoftuar se ngrohja nuk funksionon, diçka nuk është në rregull, por shpresoj që sot çdo gjë të jetë mirë – tha sot Nazifi.
Prindërve të nxënësve të mërdhirë ditën e djeshme, padyshim që po iu shterret durimi për gjithçka po përjetojnë fëmijët për shkak të rikonstruksionit dyvjeçar të shkollës.
“Ju lutemi pyesni drejtorin Tasic pse fëmijët tanë po ngrinin sot pa ngrohje në turnin e pasdites në ditën e parë të shkollës? Dhe mesa duket do të mërdhijnë edhe në të ardhmen. Përveç faktit që nuk janë në shkollën e tyre, përveç faktit që orët zgjasin 30 minuta, ende nuk kanë ngrohje në -10, e mund të thuhet se ngrohje nuk kanë pasur gati se gjatë gjithë dhjetorit”, tha njëri nga prindërit.
Sipas njoftimeve të fundit nga Komuna, nxënësit e “B. Radiçeviq” do të kthehet në shkollën e tyre më 1 shkurt.