TË SHTUNËN NË VRANJË, PROTESTË KUNDËR DHUNËS OBSTETRIKE

Bujanoc, 23. janar 2024– Për t’i dhënë mbështetje çdo gruaje që ka përjetuar dhunë obstetrike, gratë e Vranjës do të nisin një shëtitje proteste kundër dhunës obstetrike të shtunën, më 27 janar, në orën 11:55.
“Ne duam të mbështesim secilën prej nesh që ka përjetuar këtë lloj dhune, veçanërisht ato gra – luftëtare të guximshme që guxuan të denoncojnë këtë lloj dhune tek autoritetet”, thonë organizatorët dhe ftojnë të gjithë të interesuarit t’i bashkohen kësaj proteste.
Siç është paralajmëruar, është planifikuar një shëtitje simbolike, në heshtje, me pankarta, nga objekti i Kuvendit të qytetit të Vranjës pranë institucioneve përkatëse deri te Materniteti i Vranjës.
“Ftojmë të gjitha gratë e Vranjës, rrethit të Pçinit dhe Anamoravës së Kosovës, të cilat kanë qenë viktima ose njohin një grua që ka qenë viktimë, të na bashkohen. Le të ndalojë dhuna! Spitalet nuk duhet të jenë thertore! Ky është një tubim që nuk është politikë, është një tubim në të cilin do të ketë heshtje, ky është një tubim me vetëm një kërkesë për t’i dalë në rrugë dhunës në vendin ku lind jeta”, thanë organizatoret e protestës.
Siç deklarojnë, gratë e Vranjës do të duartrokasin me duartrokitje të gjithë ata që bëjnë punën e tyre me ndërgjegje, të gjithë ata që morën masa në situatën e fundit dhe të gjithë ata që nuk heshtën, ndërsa presin që më në fund fajtorët e akteve të tilla të mbahen përgjegjës.
Kujtojmë se një lehonë nga Vranja ka denoncuar në polici dy gjinekologë të Qendrës shëndetësore në Vranjë për dhunë obstetrike.
Në bazë të ankesës, lehona e dëmtuar pretendon se gjatë lindjes mjekët e Gjinekologjisë në Vranjë kanë vepruar në mënyrë joprofesionale, se i kanë bërtitur gruas së dëmtuar gjatë lindjes, se mjeku nuk ka dashur ta zhvilloj lindjen me prerje cezariane, por këmbënguli që të lindte në mënyrë natyrale dhe se më pas u detyruan ta përdornin vakumin, mënyrë kjo e lindjes që pati pasoja për foshnjen sapolindur.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *