AMERIKA KËRKON NGA PRISHTINA QË TA RISHQYRTOJ VENDIMIN E HEQJES SË DINARIT SERB

Bujanoc, 24. janar 2024. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga autoritetet në Prishtinë që ta rishqyrtojnë vendimin për heqjen e dinarit në Kosovë.

Departamenti i Shtetit kërkon rishikimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për pezullimin e dinarit serb në transaksionet e pagesave dhe shpreh shqetësimin se Dekreti i miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin serb në Kosovë, transmeton portali amerikan “Pavlović Today”. 

Në përgjigje të një hetimi të portalit “Pavlović Today” lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pezullimin e dinarit serb që nga 1 shkurti 2024, Departamenti i Shtetit i ka bërë një paralajmërim të ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

-I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të sigurojë kohë të mjaftueshme për zbatimin e vendimeve të saj në mënyrë që të zbusë ndikimin që këto vendime do të kenë tek qytetarët, tha për “The Pavlovic Today”, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shprehu shqetësimin se dekreti i miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin serb në Kosovë.
Departamenti i Shtetit thekson se, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe detyrimet e marra nga plani i Ahtisaarit, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit serb në Kosovë”.

Dispozitat kryesore të Vendimit në planin e Ahtisaarit parashikojnë se “komunitetet e shumicës serbe do të kenë autonomi të gjerë financiare dhe do të jenë në gjendje të pranojnë financime transparente nga Serbia dhe të marrin pjesë në partneritete ndërkomunale dhe bashkëpunim ndërkufitar me institucionet serbe”.

Departamenti i Shtetit i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti obligimet ligjore që ka marrë Kosova.

Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë ta inkurajojmë Kosovën që të përmbushë obligimin e saj për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se AKS është mekanizmi primar përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Departamenti i Shtetit theksoi se individët në Kosovë të cilët “në mënyrë legjitime marrin ndihmë financiare nga Serbia kanë nevojë për qasje në një mekanizëm funksional ligjor përmes të cilit ata mund ta marrin atë mbështetje”.
Zëdhënësi konkludoi se institucionet që ofrojnë shërbime jetike, si arsimi dhe shëndetësia, “duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë punën”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *