NË LLOGARINË E KOMUNËS ARRIJNË GJYSËM MILIONI EURO NGA TIRANA

Bujanoc, 25. janar 2024 – Administrata e qytetit të Tiranës i ka lëvruar sot komunës së Bujanocit 550 mijë euro për ndërtimin e palestrës së sporteve në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Pagesën e ka konfirmuar kryetari i komunës, Nagip Arifi, duke treguar se sot ka një lajm të mirë për nxënësit e shkollës së Bujanocit.
-Qyteti i Tiranës, gjegjësisht kryetari Erion Veliaj, i ka transferuar komunës së Bujanocit 550 mijë euro për ndërtimin e palestrës sportive. Faleminderit Tiranë – tha Arifi.
Ai bëri të ditur se shërbimet e Administratës komunale së shpejti do të nisin procedurën tenderuese.
Në fund të tetorit, kryetari i kryeqytetit shqiptar Veliaj i premtoi kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani se Tirana do të financojë ndërtimin e palestrës së sporteve.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *