Bujanoc, Preshevë, 26. janar 2024. – Visar Memeti, i cili ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, ka njoftuar se do të kandidojë për pozitën e kryetarit të Alternativës për Ndryshim, e cila aktualisht udhëhiqet nga Shqiprim Arifi – kryetar i Komunës së Preshevës.
Kandidatura e tij vjen disa javë pasi kreu aktual i partisë njoftoi se nuk do të kandidojë përsëri për të parin e partisë. Memeti aktualisht shërben si shef i kabinetit të Arifit.
Siç ka paralajmëruar ai dëshiron të vazhdojë me ndryshimet që partia i ka nisur në Preshevë dhe do të punojë për të mirën e qytetarëve.
Alternativa shkoi në zgjedhjet republikane më 17 dhjetor të vitit të kaluar me listën e saj, por pësoi një debakël të thellë.
Poslanik Petrović Gašiću: Dok sam ja znao činove, vi ste učili da izvlačite fuge u kupatilima
Bujanovac, Beograd, 3. decembar 2025. – Obraćanje ministra vojnog Bratislava Gašića, koji je u parlamentu govorio o zdravstvenom…



