Bujanoc, 26. janar 2024. Nga sot, në ora 15:00 deri të premten e ardhshme, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimum 198 dinarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës Europremium BMB do të jetë 178 për litër.
Krahasuar me javën e kaluar, si dizeli ashtu edhe benzina u rritën për nga dy dinarë. Javën e kaluar Eurodieseli kushtoi 196 dinarë për litër, ndërsa benzina Europremium BMB kushtoi 176 dinarë për litër.
Ajo që është shumë konfuze për shoferët është fakti se ulja e çmimit të naftës në bursat botërore nuk do të thotë se do të korrigjohet çmimi i derivateve në pompat e benzinës në Serbi, shkruan gazeta Danas.
Çmimet më të ulëta të karburanteve me pakicë mund të ndodhin vetëm në rastin e rënies së çmimeve në bursën e referencës rajonale, sipas të cilës formohet çmimi i benzinës dhe naftës për drejtuesit e pompave në vendin tonë.