PROMOVIMI I KUZHINËS SHQIPTARE NË PAZARIN E RI

Bujanoc, 29. janar 2024. Pas kursit të organizuar të gjuhës shqipe, zyra e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Novi Pazar ka prezantuar edhe ushqimet tradicionale kombëtare.

Ky aktivitet nisi me intonimin e himnit kombëtar të Shqipërisë dhe aktiviteti i organizuar nga kryetari i KKSH-ës Nevzad Lutfiu dhe shefja e zyrës në N. Pazar, Amina Nuraj, zgjoi interesim të madh te banorët e Pazarit të Ri.

-Është emocion i veçantë të shijosh ushqimin shqiptar së bashku me shqiptarët e Novi Pazarit, tha kryetari i KKSH-ës, Nevzad Lutfiu.

Të ftuarit patën mundësi të shijojnë ushqimin, por edhe të shkëmbejnë mendime politike dhe sociale, duke përfshirë kryetarin e PAD për Sanxhak Sulejman Uglanin, Ardita Sinani nga Presheva, përndryshe këshilltarja e Albin Kurtit, si dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Jetish Jashari.

Kjo Zyrë u hap me qëllim të përfaqësimit të interesave të shqiptarëve që jetojnë në Sanxhak.
Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, në Novi Pazar jetojnë 200 shqiptarë, përkatësisht 16 dhe 11 në Tutin dhe Sjenicë, komuina fqinje me këtë qytet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *