RAMADANI: PREFEKTI I TIRANËS DO TË JETË QYTETAR NDERI I BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. janar 2024. (Foto: Ramadani dhe Veliaj në Tiranë) – Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, do të propozojë në seancën e radhës të kuvendit lokal që prefekti Tiranës, Erion Veliaj, të shpallet qytetar nderi i Bujanocit.

“Për komunën e Bujanocit është nder dhe privilegj që një person si Erion Veliaj të jetë bartës i titullit qytetar nderi, sepse ka treguar gatishmërinë e tij për të mbështetur komunën tonë të vogël”, tha Ramadani.

Përndryshe, deri më tani Bujanovaçke në disa raste ka shkruar se Tirana po financon ndërtimin e palestrës sportive për shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc me 550 mijë euro.

“Kjo marrëdhënie fillon me kujdesin që ai tregoi ndaj qytetit të Bujanocit, konkretisht me investimin e parë direkt të Tiranës dhe do të vazhdojë përmes mbështetjes së projekteve të tjera inovative, arsimore dhe kulturore në komunën tonë”, shtoi Ramadani. Veliaj premtoi një donacion prej gjysmë milioni eurosh gjatë vizitës së Ramadanit në Tiranë në tetor të vitit të kaluar.

Me iniciativën e Ramadanit, në vitin 2020 Kuvendi shpalli qytetar nderi të Bujanocit ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Megjithatë, Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale asnjëherë nuk u pajtua me atë vendim.
Të përkujtojmë se në vitin 1997, Mira Markoviq, asokohe kryetare e së Majtës Jugosllave (JUL) dhe bashkëshortja e Sllobodan Millosheviqit, u shpall qytetare nderi e Bujanocit, me iniciativën e kryetarit të atëhershëm të komunës, Stojança Arsiq.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *