KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR: NGA SHQIPËRIA BURSA PËR STUDENTËT DHE KORRESPEDENCË TË TELEVIZIONIT SHTETËROR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30. janar 2024. Universiteti i Tiranës do të sigurojë bursa për 10 studentë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në vitin e ardhshëm akademik, njoftoi të hënën Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH).

KKSH thekson se drejtori i Radiotelevizionit shtetëror të Shqipërisë ka konfirmuar se ky shërbim publik së shpejti do të punësojë një korrespondent nga jugu i Serbisë, në mënyrë që “zëri i shqiptarëve të këtushëm të dëgjohet kudo”.

– Nuk do të mjaftohemi vetëm me bursa, shumë shpejt priten lajme të mira nga qyteti i Tiranës. Do të saktësojmë marrëveshjen sipas së cilës do të sigurohen 10 vende në konviktin shtetëror për studentët nga Lugina – thekson KKSH.

Në kryeqytetin e Shqipërisë ndodhet presidenti i KKSH Nevzad Lutfiu, i cili u takua me drejtorin e televizionit dhe rektorin e universitetit.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *